2013-10-07 15:08:08

Papa pret mbretin e Lesotos


Papa Françesku priti në Pallatin Apostolik mbretin e Lesotos Letsin III dhe mbretëreshën Masenate Mohato Seeiso. Gjatë bisedimeve të përzemërta, thotë një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, u fol për marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Mbretërisë së Lesotos, duke nënvizuar rëndësinë që ka liria fetare për bashkëpunimin pozitiv ndërmjet shtetit dhe Kishës. Në lidhje me këtë, vijon komunikata, “u shpreh vlerësim për angazhimin e Mbretit dhe të qeverisë për t’i dhënë përparësi shëndetësisë dhe edukimit, si edhe për ndihmesën e rëndësishme të Kishës në rrafshin e bamirësisë, të drejtësisë e të paqes”. U fol për tematika me interes etiko-social, si familja dhe u përmend gjendja politike dhe ekonomike e rajonit.








All the contents on this site are copyrighted ©.