Më 6 tetor, në të dielën e 27-të të vitit kishtar C, Kisha Katolike kremtoi
edhe festën liturgjike të shën Brunos nga Kalabria, meshtar e themelues i çertozinëve.
Të
hënën, 7 tetor, do të përkujtojmë Zojën Rruzare, shën Justinën, shën Augustin,
shën Markun papë e shën Sergjin e Bahun, martirë. Në këtë ditë, me Rruzare në dorë,
i lutemi Zojës të na ndihmojë të meditojmë për misteret e Krishtit, të na udhëheqë
ajo, që e ndoqi në mënyrë aq të veçantë jetën e Birit të Zotit.
Të martën,
më 8 tetor, kremtojmë shën Pelagjinë, virgjër e martire, shën Feliçin e shën Ugon.
Në shembëlltyrën e Samaritanit të Mirë, është i huaji ai, që e jeton ligjin e bamirësisë
e të dashurisë e jo ata, të cilëve u është kumtuar ky ligj. Këtë ditë, edhe në dritën
e tragjedisë së fundit në Lampeduzë, të meditojmë për mikpritjen e të huajve.
Më
9 tetor, ditën e mërkurë, bie festa liturgjike e shën Dionigjit me shokë, martirë,
shën Gjon Leonardit, meshtar, themelues i Rregulltarëve të Nënës së Zotit dhe e shën
Abrahamit, patriark.
Të enjten, 10 tetor, kremtohen shën Paulini, ipeshkëv
i Jorkut, shën Danieli, Samueli e shokët, martirë të parë françeskanë, shën Çernobi
e shën Tanka.
Të premten, më 11 tetor, përkujtojmë të Lumin Gjoni XXIII,
papë, nismëtar i Koncilit II të Vatikanit, shën Filipin, diakon, e shën Aleksandër
Saulin, ipeshkëv i Pavisë.
Të shtunën, 12 tetor, festohen Zoja, Nënë
e Kishës, shën Serafini nga Montegranaro, lajk kapuçin dhe shën Edisti, martir.
Më
13 tetor, në të dielën e 28-të të vitit kishtar, përkujtojmë shën Teofilin, ipeshkëv
i Antiokisë, shën Romolon e shën Gerardin.