2013-10-04 18:47:57

Ati i Shenjtë, në takimin me rininë në Asizi, u kërkon të rinjve të ndjekin Ungjillin e Krishtit me guxim, në punë, familje e mision


Imazhi i fundit, që la Papa Françesku, në përfundim të shtegtimit në Asizi, në qytetin italian të shenjtit të të varfërve, ishte ai i lutjes në strehën, apo koliben e shën Françeskut në shenjtëroren e Rivotortos, por takimi i fundit i Atit të Shenjtë ishte ai me rininë, që e priti gjithë ditën, me këngë e lutje, në sheshin e Bazilikës. Para se t’i përqafonte të rinjtë me dashuri, Papa Françesku shkoi të lutej teka varri i Shën Kiarës e para të Kryqëzuarit të Shën Damianit. Por çfarë u tha Papa të rinjve, të cilët i drejtuan katër pyetje: për thirrjen meshtarake, për familjen, për punën e për misionin? U foli për martesën, u tha të kapërcejnë edhe sprovat më të vështira, u tha të kenë marrëdhënie familjare me Hyjin për të arritur t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së Tij, u tha të ndjekin Ungjillin e Krishtit. Me të rinjtë, që takuan Papën, ishte sot i pranishëm edhe një meshtar shqiptar, don Lekë Marku, i cili shërben në Umbria. Ta dëgjojmë, në mikrofonin tonë...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.