2013-09-29 15:29:45

Impenjimi i Xhandarmërisë së Vatikanit: flet drejtori, Domeniko Xhani


Nuk duhet të flasim keq për njëri-tjetrin: kështu e këshilloi Papa Françesku personelin e rendit e të sigurisë, që shërben në Vatikan, në meshën, që kremtoi dje para Shpellës së Lurdës në Kopshtet e Vatikanit. Papa foli për luftën e errësirës me dritën, të natës me ditën, së cilës i duhet kundërvënë impenjimi për bashkim. Me këtë meshë, Ati i Shenjtë deshi të kremtojë së bashku me Trupin e Xhandarmërisë festën për 197-vjetorin e themelimit. Mesha u kremtua dje, por festa binte të enjten. Në mikrofonin tonë, komandanti i Trupit të Xhandarmërisë, Domeniko Xhani:RealAudioMP3
Kremtuam të enjten Festën e Xhandarmërisë, 197-vjetorin e themelimit të saj. Pas këshillave të çmuara të Atit të Shenjtë në meshë, duhet ta luftojmë Djallin në të gjitha format, që nga tundimet e deri tek thashethemet, që kanë për qëllim vetëm poshtërimin e tjetrit, por edhe më keq, përçarjen – që siç tha Papa – është vepër tipike e Qoftëlargtit. Në një shoqëri në krizë, jo vetëm ekonomike, por edhe vlerash, ne si xhandarë kemi për detyrë të jemi kudo dëshmitarë të së vërtetës.








All the contents on this site are copyrighted ©.