2013-09-26 15:39:42

Papa Françesku emëron Erna Myler, anëtare të re të Akademisë Papnore të Shkencave


Papa Françesku emëroi një anëtare të re në Akademinë Papnore të Shkencave. Ajo është presidentja e asamblesë së çmimeve Nobel, suedezja Erna Myler, 73 vjeç, pedagoge e imunologjisë në “Karolinska Institutet” të Stokholmit.
“Puna e saj kërkimore – lexohet në notën e Sallës së Shtypit të Vatikanit – ka të bëjë me problemet imunologjike, të cilat lindin gjatë transplantimit të organeve në njerëz; argument, që ajo e ka studiuar nga shumë këndvështrime, si fenomeni i mospranimit nga organizmi e çështjet etike. Punimet e saj kanë kontribuar në rritjen e sigurisë së transplantimit klinik të organeve si veshka, por edhe në transplantimin e qelizave burimore, që përdoren për trajtimin e leuçemisë”. Nota vë në dukje se Erna Myler interesohet vazhdimisht për çështjet etike në fushën e mjekësisë, bazë e impenjimit të saj në fondacionin e Shën Katerinës, të cilin e kryeson që nga viti 2008.








All the contents on this site are copyrighted ©.