2013-09-26 17:12:26

Pakistan: Numri i viktimave të tërmetit arrin në 350


Numri i të vdekurve për shkak të tërmetit që ka goditur Pakistanin ka arritur në 350. Sipas burimeve vendore numri do të shkojë duke u rritur, për shkak të vështirësisë që hasin forcat ndihmëse për të lëvizur. Dridhja ka prekur një krahinë të gjerë në provincën e Balukistanit dhe, sipas një zëdhënësi të qeverisë vendore, treqind mijë veta kanë mbetur pa shtëpi. Kësaj i shtohet edhe rreziku i atentateve të grupeve të shumta separatiste që veprojnë në atë provincë.








All the contents on this site are copyrighted ©.