Fjalimi që do të mbajë sot presidenti iranian Rohani në Asamblenë e Përgjithshme të
Kombeve të Bashkuara ka ngjallur shumë pritshmëri. Rohani thotë se dëshiron t’i ndreqë
marrëdhëniet me Perëndimin dhe fjalimi i tij, - thonë – do të ketë tone të buta, krejt
ndryshe nga hakërrimet e paraardhësit Ahmadinejad, që e kërcënonte Izraelin me “fshirje
nga harta”. Megjithatë, delegazioni izraelian që ka dhënë lajmin se do ta braktisë
sallën sapo të marrë fjalën Rohani.