2013-09-24 14:21:26

Kuria Romake: kardinali Rylko e Turkson konfirmohen deri në fund të mandatit pesëvjeçar


Papa Françesku mori sot dy vendime për Kurien Romake. Në Këshillin Papnor për Laikët, konfirmoi në detyrën e kryetarit, kardinalin Stanislau Rylko e në detyrën e sekretarit, imzot Josef Clemens, deri në përfundimin e mandatit të tyre pesëvjeçar. Ndërkaq, konfirmoi deri më 31 dhjetor 2013, anëtarët dhe këshilltarët e këtij dikasteri.
Në Këshillin Papnor për Drejtësinë e Paqen, Ati i Shenjtë konfirmoi në detyrë kryetarin, kardinalin Peter Turkson dhe sekretarin, imzot Mario Toso, duke përfshirë edhe anëtarët e këshilltarët, deri në përfundim të pesëvjeçarit.








All the contents on this site are copyrighted ©.