2013-09-23 17:25:10

Gjon Kolndrekaj: Katekizmi Kishës katolike së shpejti në video


Gjon Kolndrekaj: Katekizmi Kishës katolike së shpejti në video
Në vitin 2005 u botua ‘Përmbledhja e Katekizmit’ të Kishës Katolike: një sintezë e qartë dhe e plotë e të vërtetave të fesë së krishterë. Pikërisht, më 28 qershor 2005, Papa Benedikti XVI paraqiti në Sallën Klementine në Vatikan, Përmbledhjen e Katekizmit të Kishës Katolike. Është një vepër e rëndësishme realizuar nën kujdesin e vetë Papës Ratcinger, kur ishte akoma kardinal-prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, sipas dëshirës së Papës Gjon Pali II, që e caktoi në krye të komisionit për realizmin e kësaj vepre.
Vepra e botuar në shumë gjuhë të botës, pret akoma botimin e në gjuhën shqipe. Sipas Benediktit XVI, Përmbledhja e Katekizmit është udhërrëfyese për transmetimin e fesë dhe na ndihmon ta njohim më mirë e ta jetojmë fenë, që na bashkon. Sivjet, madje këtyre muajve, kjo vepër do të realizohen edhe në video nga regjisori kosovar Gjon Kolndrekaj.
Projekti i kësaj nisme u prezantua kohë më parë gjatë një konferencë shtypi pranë Radio Vatikanit, ku mori pjesë edhe Prefekti i Këshillit Papnor për Ungjillëzimin e Ri, imzot Rino Fisichella e ekspertë tjerë. Po më hollësisht mbi realizimin e Katekizmit të Kishës katolike në video, që synon të ndihmojë besimtarët e çdo njeri vullnet mirë ta kupton për të besuar, flasim me regjisorin Gjon Kolndrekaj në mikrofonin e Radio Vatikanit...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.