2013-09-22 13:15:35

Shenjtorët javës 22-29 shtator 2013


E diel 22 shtator, Kisha katolike kremtoi të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 22 shtator kalendari kujton shën Mauricion me shokë

Të hënën më 23 shtator kalendari liturgjik përkujton shën Piun nga Pietrelçina, meshtar kapuçin.

Të martën, më 24 shtator , kalendari kishtar përkujton të Lumen Mari Virgjër të Mercedes dhe shën Zefir Agostinin.

Të mërkurën, më 25 shtator , sipas kalendarit kishtar, bie përkujtimi i shën Firminit, ipeshkëv, shën Kleofës dhe shën Sergjit Radonez.

Të enjten më 26 shtator , kalendari kishtar përkujton shën Kozmain e Damianin, martirë, si dhe shën Nilin, abat e themelues i manastirit të Grotaferratës afër Romës, në të cilin jetojnë e veprojnë murgjërit e shën Bazilit, të ritit bizantin. Ndër këta murgjër, ka edhe shumë arbëreshë.

Të premten e kësaj jave, më 27 shtator , kalendari kishtar përkujton shën Vincenc de' Paolin, meshtar, themelues i Kongregatës së Misioneve e të Bijave të Dashurisë, pajtor qiellor i të gjitha Shoqatave të Bamirësisë.

Të shtunën më 28 shtator , kalendari kishtar përkujton shën Vinceslaun e Bohemisë, martir, shën Lorenc Ruizin me Shokë, martirë.

Më 29 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 26-të gjatë vitit liturgjik, e po atë ditë, kalendari kremton festën e Kryeengjëjve Mikel, Gabriel e Rafael.







All the contents on this site are copyrighted ©.