2013-09-18 14:55:01

Dashuri e shërbim: moto e qendrës ‘Don Bosko’ përuruar në Gjilan


Aty ku dashuria bëhet shërbim dhe shërbimi bëhet edukim! Me këtë moto e synim, bashkësia saleziane e Gjilanit të Kosovës, përuroi më 6 shtator kolegjin ‘Don Bosko’, një qendër edukative e sociale për gjithë të rinjve, pa asnjë dallim. “Ky ambient e kjo qendër janë të Kishës katolike – tha mes tjerash ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, me rastin e përurimit, “po nuk janë për katolikë, por për të gjithë ata që janë të interesuar”. Kisha katolike e Kosovës u ofron të rinjve një qendër tjetër të rëndësishme formimi e edukimit. Rregulltarët salezianë janë të pranishëm në Gjilan që katër vjet, e tani me realizimin e kësaj qendre edukativo sociale dhe të shkollës së ultë e të mesme, në përkim e sipas ligjit të Shtetit të Kosovës, ata vijojnë misionin e tyre me rini, sipas frymëzimit e stilit të themeluesit, shën Gjon Boskut. Po më tepër mbi përurimin e tiparet e kësaj qendre të dëgjojmë eprorin e salezianëve dhe drejtorin dom Dominik Qerimin në mikrofonin e don David Gjugjës..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.