2013-09-17 16:26:48

Motra e Papës Françesku është shtruar në spital


Motra e Papës Françesku, Maria Elena Bergolio, është shtruar në një klinikë të Moronit, në provincën e Buenos Ajresit. 66-vjeçarja po bën analiza e vizita pasi, sipas disa mediave argjentinase, u shtrua në spital për vështirësi në frymëmarrje. Maria Elena, e cila është 10 vjet më e vogël se Ati i Shenjtë, është shumë e lidhur me Papën, sidomos pas vdekjes së prindërve, të vëllezërve Alberto e Oskar dhe të motrës, Marta.







All the contents on this site are copyrighted ©.