2013-09-16 14:03:22

Papa emëron imzot Pallath relator të Kongregatës për Çështjen e Shenjtorëve


Papa emëron imzot Pallath relator të Kongregatës për Çështjen e Shenjtorëve
Papa Françesku e ka emëruar sot në radhën e relatorëve të Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, imzot Paul Pallath, i cili deri më tani punonte në zyrën pranë Gjykatës Rota romana për shqyrtimin e çështjeve lidhur me anulimin e martesës dhe anulimin e Urdhrit të Shenjtë të meshtarisë. Kështu bënë të ditur Salla e shtypit e Selisë së Shenjtë.
Kongregata për Çështjen e Shenjtorëve është njëra ndër nëntë kongregatat e Kuries romake. Është themeluar nga Papa Pali VI me kushtetutën apostolike të 8 majit 1968 ‘Sacra Rituum Congregatio’, duke u shkëputur nga Kongregata e Riteve ( themeluar më 22 janar 1588 nga Papa Sixti V me kushtetutën ‘Immensa Aeterni Dei) e cila në zanafillë ushtronte edhe detyra tjera që sot bënë ‘Kongregata për Kultin hyjnor e disiplinën e sakramenteve’. Me kushtetutën apostolike ‘Pastor Bonus’ të 28 qershorit 1988 Papa Gjon Pali II i dha fizionominë aktuale.
Ati i Shenjtë Bergoglio priti sot paradite në audiencë Prefektin e Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, kardinalin Fernando Filonin. Njofton Salla e shtypit e Vatikanit.
Kongregata e sotme e Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin e Popujve është vazhdimësi e Kongregatës së njohur ‘Propagandës së Fesë’ dikaster i Kuries Romake, e cila përkujdeset për qeverisjen e veprimtarisë misionare katolike në botës. Është themeluar me dokumentin e Papës Gregorit XV Kushtetuta ‘Inscrutabili divinae providentiae’ më 1622. Në bazë të Kushtetutës së vitit 1976 ‘Regimini ecclesiae universae’ të Papës Palit VI e asaj të vitit 1988 ‘Pastor bonus’ të Papës Gjon Palit II dikasteri merr emrin ‘Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve’, duke mbajtur të njëjtin mision që kishte më parë. Pjesë të kësaj kongregate janë edhe ‘Veprat misionare papnore’.







All the contents on this site are copyrighted ©.