2013-09-13 16:22:53

Papa Françesku pret 3.500 shtegtarë të Urdhërit të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit


Sot pasdite, Papa Françesku priti në Sallën Pali VI në Vatikan, mëse 3.500 shtegtarë të Urdhërit të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit, me në krye Mjeshtrin e Madh, kardinalin Eduin O’Brajën. Paradite, ata morën pjesë në meshën e kremtuar në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës. Para se të takoheshin me Atin e Shenjtë, shtegtarët katolikë dëgjuan katekizmin e kryetarit të Këshillit Papnor për nxitjen e ungjillëzimit të ri, imzot Rino Fizikela.
Shtegtimi në Romë nisi të martën e do të përfunojë të dielën pasdite, gjithnjë në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve. Gjatë këtyre ditëve, janë kremtuar meshë në disa kisha të rëndësishme të Qytetit të Amshuar. Me këtë rast, Postat e Vatikanit do të emetojnë një vulë filatelike e do të realizojnë një fletëpalosje të ilustruar me titull “Papa Françesku takon Urdhërin Kalorsiak të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit”. Në pesë gjuhë të ndryshme të botës, do të botohet një përmbledhje e historisë së Urdhërit, takimi i Papës Françesku me Mjeshtrin e Madh dhe “Lutja e kalorësve dhe e damave” të Urdhërit.
Kujtojmë se Urdhëri i Varrit të Shenjtë e ka origjinën në vitin 1099 e, së bashku me Urdhërin e Maltës, konsiderohet si urdhëri më i lashtë asistencial, bamirës, kalorësiak e fetar i krishterimit, akoma aktiv. Vërtet, kalorësit dhe damat e Urdhërit kontribuojnë në mbajtjen e në plotësimin e nevojave të Kishës Katolike në Tokën Shenjte.








All the contents on this site are copyrighted ©.