2013-09-12 16:04:30

Në Strasburg, takim mbi “sfidat juridike për Kishën në Evropë”


“Sfidat juridike për Kishën në Evropën e sotme”: kjo është tema e takimit, i cili mbahet që sot e deri më 14 shtator, në Strasburg, ku janë mbledhur këshilltarët juridikë të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane. Janë 20, konferencat e përfaqësuara në këtë takim, që synon forcimin e bashkëpunimit dhe të ndihmës në fusha të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me praninë e Kishës në sferën publike. Këshilltarët do të kenë mundësi të takohen me funksionarët dhe ekspertët e Këshillit të Evropës, për të diskutuar me ta çdo ide, që mund të jetë bazë për dokumente të ardhshme, me rëndësi për kulturën evropiane. Kisha Katolike është natyrshëm e interesuar për çështjet e të drejtave të njeriut, ku ajo vetë mund të japë kontribut të veçantë. Përfaqësuesit katolikë do të debatojnë me eskpertë të jurisprudencës për bazat e të drejtave të njeriut, për mundësitë e dialogut me jo besimtarët si edhe për lirinë fetare, në kuadrin e kremtimeve për 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos, që po mbahen kudo në Evropë.







All the contents on this site are copyrighted ©.