2013-09-12 14:04:47

Dialogu ndërfetar e të drejtat njerëzore në qendër të bisedimeve ndërmjet Papës Françeskut e Kryeministres së Tajlandës


Sot paradite, Ati i Shenjtë Françesku priti në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Kryeministren e Tajlandës, Zonjën Yingluck Shinawatra. Kryeministrja shoqërohej nga një delegacion prej 12 vetash. Më pas Kreu i Qeverisë është takuar me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Bertone së bashku me Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtete, imzot Mambertin.
Gjatë bisedimeve të përzemërta janë përkujtuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Tajlandës e Selisë së Shenjtë, si dhe marrëveshja e bashkëpunimi ndërmjet Kishës e Shtetit, në mënyrë të veçantë në fushën e edukative e atë shoqërore.
Më tej, janë shqyrtuar disa tema nga aktualiteti ndërkombëtar e situata politike e Kontinentit aziatik me një referim të veçantë mbi rëndësinë e dialogut ndërkulturor e ndërfetar për promovimin e të drejtave njerëzore, të paqes e të drejtësisë në atë rajon, njofton salla e shtypit e Vatikanit.
Gjithnjë sot paradite, Papa Françesku takoi edhe Jose Miguel Insulza, Sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Shteteve të Amerikës.
Në ora 12.00 Papa Bergoglio takoi kardinalin e Firencës Giuseppe Betori, e më pas ambasadorin e Kubës Eduardo Delgado Bermudez.







All the contents on this site are copyrighted ©.