2013-09-10 13:33:11

Asambleja dioqezane e Shkodrës: Të rinjtë, shpresë e Shqipërisë


Formimi i të rinjve dhe thirrjet e shenjta ishin në qendër të Asamblesë së 8-të dioqezane të Kishës së Shkodrës, që u mbajt të shtunën e kaluar më 7 shtator, në fillim të një viti të ri baritor e të veprimtarisë ungjillëzuese. 200 pjesëmarrës nga radhët e klerit, të motrave rregulltareve e të besimtarëve laikë, në këtë Asamble dioqezane të kryeipeshkvisë së Shkodër-Pultit, të udhëhequr nga ipeshkvi i vendit imzot Massafra, analizuan argumentet kryesore që do të karakterizojë veprimtarinë gjatë vitit të ri baritor, shqyrtuan realitetin shoqëror dhe sfidat që Kisha ka para vetes në misionin e kumtimit të Lajmit të Mirë. Po më hollësisht të ndjekim bisedën me kryeipeshkvin metropolit të Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra.............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.