2013-09-09 15:53:02

Lutja për paqe e kryeipeshkvisë së Shkodër-Pultit


Kisha katolike në trevat shqiptare iu bashkua lutjes së Papës Françeskut për paqe në Siri e në mbarë botës. Të shtunën e kaluar, më 7 shtator, në Shenjtëroren Kombëtare të Zojës së Këshillit të Mirë, pranë kështjellës së Rozafës, shumë besimtarë katolikë të kryedioqezës së Shkodër Pultit iu lutën Zotit për paqe në Siri e në botë. Fjalët e Papës Françeskut frymëzuan jo vetëm 100 mijë besimtarët e jo besimtarët e pranishëm në Sheshin e Vatikanit po edhe besimtarët katolikë shqiptarë, të cilët iu bashkuan korit të lutjes botërore për dhuratën e çmueshme të paqes për mbarë njerëzimin. E kush sjell paqe është vërtet lajmëtar i Hyjit. Mbi mbrëmjen e lutjes së paqes të besimtarëve katolikë të Shkodrës, të dëgjojmë imzot Angelo Massafren në mikrofonin e Radio Vatikanit..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.