2013-09-08 17:33:37

Atë Aleksandër Tezei, rektori i ri i Bazilikës së Shtëpisë Shenjte në Loreto


Që sot, atë Aleksandër Tezei është rektori i ri i Bazilikës së Shtëpisë Shenjte të Loretos, duke zëvendësuar atë Xhovani Viabilen. Emërimi u bë nga Provinca e Piçenës e Fretërve Kapuçin. Atë Tezei do të jetë edhe rojtar i kuvendit loretan e president i “Kongregacionit universal të Shtëpisë Shenjte”, drejtori i së cilës do të vazhdojë të jetë atë Xhuzepe Santareli. Ndër emërimet e tjera, parashikohet kthimi i atë Marçelo Montanarit si sekretar i Kongregacionit.
Rektori i ri, atë Tezei, është lindur më 25 shtator 1977, në Sant’Elpidio në Det. Filloi noviciatin më 7 shtator 2001 dhe u shugurua rregulltar më 14 shtator 2002, ndërsa meshtar më 23 janar 2010. Është marrë fillimisht me baritorinë e thirrjeve, por detyra e fundit e ka çuar në Rekanati, pranë Qendrës misionare te Provincës françeskane. Nga ana e tij, atë Viabile do të banojë në kuvendin e Rekanatit, por do të vazhdojë shërbimin si organist në Bazilikën e Loretos dhe si drejtor i Kapelës muzikore të Shtëpisë Shenjte.








All the contents on this site are copyrighted ©.