2013-09-06 15:45:15

Nga Sheshi Shën Pjetrit në Vatikan lartohet lutja për paqen në Siri: fjalët e shpirtit, për t'ua mbyllur grykën armëve


Një “ushtri” paqeje mblidhet ë Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për Ditën e lutjes e të agjërimit së bashku me Papën Françesku, për paqen në Siri, në Lindjen e Mesme e në botë. Thirrja e çarmatosur për paqen e fjalët e përvuajtura të miliona shpirtrave në lutje, për t’i detyruar armët të heshtin e strategët e luftës t’i vënë gishtin kokës. Kjo është arsyeja, për të cilën Papa Françesku mobilizoi krejt Kishën, duke zgjuar ndërgjegjet e gjithë botës, edhe të atyre, që s’kanë të bëjnë aspak me katolicizmin. Thirrja do të jetë ajo e Atit të Shenjtë në lutjen e fundit të Engjëllit të Tënzot, që do të përsëritet në hapje të Mbrëmjes: “Të shpërthejë paqja; kurrë më luftë! Kurrë më luftë!” Pastaj lutjet, me fjalët e përshpirtshme, që njeriu i përdor prej shekujsh për t’i kërkuar Zotit të jetojë në paqe. Ashtu si vargjet e këngës së lashtë të fillimit, “Venni Creator”, që në strofën e pestë, duket sikur i flet momentit: “ Na mbro o Zot nga armiku, jepna dhuratën e paqes, udhëheqja Jote e pamposhtur na ruajttë nga e keqja”. Pastaj, vendosja e ikonës së Zojës Salus Populi Romani e fjalët e Rruzares: 50 lutje për t’ia besuar fatet e planetit Mbretëreshës së Paqes. Për këtë rast, Papa Françesku ka vendosur që çdo Mister i Gëzimit të Rruzares të paraprihet nga fjalët e Shën Terezës së Liziësë.
Pas Rruzares, sytë e besimtarëve dhe telekamerat e të gjithë botës do të drejtohen nga Ati i Shenjtë, i cili do të mbajë reflektimin e tij. Pastaj, në elter, Hostja e shuguruar për adhurimin eukaristik, ndërsa lexohen pjesë nga Bibla e lutje të Papëve të mëparshëm, për të udhëhequr reflektimin e brendshëm të secilit, që shndërrohet në mesazh për të mëdhenjtë e kësaj toke, nëse dëgjojnë fjalët e Isaisë profet: “Do t’i thyejnë shpatat e me to do të bëjnë parmenda”, “një komb nuk do ta ngrejë më kurrë shpatën kundër një kombi tjetër, as do të mësojnë më artin e luftës”.
Pesë çifte nga Siria, Egjipti, Toka e Shenjtë, SHBA-të dhe Rusia ofrojnë kemin. Çasti i parafundit i Mbrëmjes karakterizohet nga leximet: pjesë nga Jeremia profet, nga Shën Leoni i Madh e nga Shën Gjoni Ungjilltar. Pastaj, zërat e sheshit heshtin për gjysëm ore, deri në orën 22.40. Vetëm muzika do të mbushë Shën Pjetrin e rrethinat. Akti i fundit, bekimi eukaristik i Papës Françesku. Ata që dëshirojnë të marrin pjesë, i njoftojmë se mund të hyjnë në Shesh nesër, duke filluar nga ora 16.30. Lutja do të fillojë në orën 19 e do të përfundojë në orën 23.







All the contents on this site are copyrighted ©.