2013-09-06 14:16:50

Lufta kundër varfërisë dhe paqja në Siri, në qendër të takimit të Papës me presidentin bolivian


Papa Françesku priti sot në audiencë në Pallatin Apostolik, presidentin e Shtetit shumëkombësh të Bolivisë, Huan Evo Morales Ajima. Gjatë bisedës, informon një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, u fol për “gjendjen ekonomiko-shoqërore dhe fetare të vendit, si edhe për tema të tjera si lufta kundër pabarazive shoqërore e kundër varfërisë”. Më pas, u përmend kontributi vendimtar i Kishës Katolike në Bolivi në fushën e edukimit, të shëndetësisë, të përkrahjes së familjes dhe të asistencës për fëmijët e të moshuarit. Në fund, nuk munguan diskutime për “gjendjen ndërkombëtare e, sidomos, për nxitjen e paqes në Siri e në Lindjen e Mesme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.