2013-09-04 14:20:51

Takim i Papës me Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos


Sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos, Antonela Mularoni e Denis Amiçi. Pasi shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, me status të veçantë brenda Italisë, të dyja palët folën për gjendjen e rëndë në zonën e Mesdheut lindor. U theksua se vetëm impenjimi i përbashkët i të gjitha kombeve mund të sigurojë zgjidhjen e konfliktit aktual dhe kthimin e sigurisë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. Para takimit me Atin e Shenjtë, përfaqësuesit e San Marinos biseduan edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet.







All the contents on this site are copyrighted ©.