2013-09-03 14:57:49

Tweet i Papës: të shpërthejë paqja në shoqërinë tonë, të përçarë nga konflikte e ndarje


Papa Françesku vazhdoi edhe sot, përmes Twitter-it, t’i thurë himn paqes dhe dashurisë së Zotit, siç po bën gjatë këtyre ditëve, duke pasur parasysh konfliktin në Siri e ndeshjet në zona të tjera të botës. Në faqen e tij “@Pontifex”, Ati i Shenjtë shkruan: “Duam që në këtë shoqërinë tonë, të përçarë nga ndarje e konflikte, të shpërthejë paqja”. Më herët në mëngjes, një tweet tjetër i Atit të Shenjtë: “Jezusi, duke ardhur mes nesh, na e shndërron jetën. Në Të e shohim se Zoti është dashuri, është besnikëri, është jetë që dhurohet”.







All the contents on this site are copyrighted ©.