2013-09-02 15:52:23

Kriza siriane në qendër të vëmendjes në kancelaritë botërore.


Regjimi i Bashar al-Assadit i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara “të pengojnë çfarëdo agresioni” kundër Vendit të tij nga SHBA-së. Në Kajro Lidhja Arabe ripohoi se Kombet e Bashkuara dhe Komunitetit Ndërkombëtar janë të thirrura të marrin përgjegjësitë e tyre. Nga SHBA-së, ku pritet votimi i Kongresit mbi ndërhyrjen e armatosur, Sekretari i Shtetit John Kerry e krahasoi Assadin me Hitlerin e Saddamin, ndërsa nga ana tij, presidenti sirian pohon se është gati t’i përgjigjet çfarëdo lloj sulmi. Në terren, sipas komitetit të rezistencës në Siri, që nga marsi kaluar kanë vdekur 110.000 njerëz.
SHBA-së duken gjithnjë e më të izoluara pas përgjigjet negative që dha Lidhja Arabe për sulmin kundër Sirisë e posaçërisht monarkitë e Gjirit Persik: një befasi e vërtetë për Amerikën, e cila mbi Sirinë pat ndarë bashkë çdo politikë me aleatet kryesorë arabë. Kësaj duhet shtuar edhe vota negative e parlamentin anglez. Por Uashingtoni vazhdon të ketë qëndrim të prerë, e sipas Sekretarit të Shtetit ekziston mundësia e një sulmi të armatosur. John Kerry ka sulmuar sërish Bashar a-Assadin: “Është si Hitleri e Saddami”. Në anën tjetër Moska insiston që Obama t’i ndajë bashkë me Këshillin e Sigurimit dhe me mbarë botën provat që shërbimi sekret amerikan pohon se i ka në dorë lidhur me përdorimin e gazit nga ana e regjimit të Damaskut. Kreu i Kremlinit i ka propozuar Obamës ta diskutojë çështjen e Sirisë në G-20 në Shën Pjeterburg në program më 5 e 6 shtator.
Në terren, sipas të dhënave të fundit botuar nga Observatori sirian për të drejtat njerëzore, bëhet se ditur se të vdekurit në këto dy vite të fundit kanë arritur në 110.000 njerëz, ndërsa refugjatët vazhdojnë të vërsulen drejt vendeve fqinje. Në Liban janë mase 1 milion refugjatë sirianë.







All the contents on this site are copyrighted ©.