2013-08-31 10:28:08

Kisha e Sirakuzës kremton 60-vjetorin e Zojës së Lotëve


Kremtohet sivjet 60-vjetori i ditës kur Zoja e Bekuar e Sirakuzës nisi papritmas të lotonte. Kremtimet u hapën me një procesion me qirinj ndezur. Deri më 29 gusht, në Bazilikën e Zojës së Lotëve, u kremtuan liturgji të ndryshme e besimtarët organizuan edhe shfaqje me tema fetare, për të kujtuar e për të paraqitur universalitetin e lotëve të Zojës, lotë të derdhur 60 vjet më parë, jo vetëm për banorët e Sirakuzës. Prej këndej në Shenjtërore ishin të pranishëm edhe shumë kardinaj, që ndihmuan për të interpretuar shenjën e lotëve, shenjë që vijon t’i flasë njerëzimit sepse, kur qan Zoja, qan për të gjithë. “Mos e bëni të qajë”, është mesazhi i madh i këtij kremtimi!







All the contents on this site are copyrighted ©.