2013-08-30 12:19:14

Papa Françesku emëron atë Vergez sekretar të ri të Guvernatoratit të Vatikanit


Papa Françesku ka emëruar atë Fernando Vergez Alzaga, rregulltar i Legjionarëve të Krishtit, sekretar të ri të përgjithshëm të Guvernatoratit të Qytetit të Vatikanit. Atë Vergez Alzaga, spanjoll, vazhdon të jetë edhe Drejtor i Telekomunikacionit të Qytetit të Vatikanit, e në detyrën e re e zë vendin e imzot Giuseppe Sciacca, i cili ditë më parë qe emëruar zëvendës sekretar i Gjykatës së Lartë të Senjaturës Apostolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.