2013-08-30 13:45:49

Një kelk për Papën Françesku me goditje dalte nga 7 milionë argjentinas


Një shufër argjendi, me peshë një kilogram e gjysëm, që tashmë ka marrë formë, e goditur me daltë nga rreth 7 milionë argjentinas, është në dorë të argjendarit Huan Karlos Palarols, që nisi të punojë me të një kelk, duke shpresuar se Papa do ta përdorë në kremtimet e Krishtilindjes ose në Solemnitetin e Zojës së Papërlyer, më 8 dhjetor. Nisma filloi në prillin e kaluar me moton: Të bashkuar, formojmë kelkun e Françeskut”. Vetë artisti i ftoi të gjithë bashkatdhetarët t’i japin një goditje të lehtë me daltë shufrës, mbi të cilën po skalit kelkun, homazh i popullit argjentinas për Papën e parë latinoamerikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.