2013-08-27 15:33:10

Papa Françesku do të presë mbretin e Jordanisë në Vatikan, të enjten e ardhshme


Të enjten e ardhshme, Papa Françesku do të presë në audiencë, në Vatikan, Lartmadhërinë e Tij Abadallah Ibn Husayn, Mbret i Jordanisë, me grupin shoqërues. Është takimi i parë i Mbretit jordanez me Papën. Mbreti Abdallah e pati takuar Benediktin XVI në maj të vitit 2009, me rastin shtegtimit apostolik në Tokën e Shenjtë, etapa e parë e të cilit ishte pikërisht Jordania.







All the contents on this site are copyrighted ©.