Duaje jetën ashtu siç është duaje plotësisht, pa pretendime; duaje kur të duan
apo kur të urrejnë, duaje kur askush nuk të kupton, apo kur të kuptojnë të gjithë.
Duaje
kur të gjithë të braktisin, apo kur në qiell të ngrenë si mbret. Duaje kur të
vjedhin gjithçka, apo kur të dhurojnë. Duaje kur ka kuptim apo kur ngjan
se nuk ka një fije.
Duaje në lumturi të plotë apo në vetminë absolute. Duaje
kur je i fortë, apo kur ndjehesh i pafuqishëm. Duaje kur ke frikë, apo kur
ke një mal guximi. Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha e sukseset e mrekullueshme; duaje
edhe për gëzimet e vogla.
Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet, duaje edhe
pse nuk është siç do ta dëshiroje. Duaje sa herë që lindesh e sa herë që je
duke vdekur. Por mos duaj kurrë pa dashuri.