2013-08-24 11:33:16

Përfundoi Mitingu i Riminit, organizuar nga Lëvizja “Bashkim e Çlirim”


Përfundon në Rimini të Italisë, Takimi për miqësinë ndërmjet popujve, organizuar nga Lëvizja kishtare “Bashkim e Çlirim”, që nga data 18 gusht. Tema e këtij viti ishte “Emergjenca njeri”. Gjatë gjithë javës së kaluar, u përvijuan, përmes debateve, ekspozitave e veprimtarive të ndryshme, problematikat e njeriut të sotëm.
Mitingu – i cili vitin e kaluar pati paraqitur edhe gjendjen e katolikëve shqiptarë gjatë komunizmit, me ekspozitën e vjetshme “Athleta Christi” – u mbyll me një pasdite reflektimi mbi situatën e të krishterëve të persekutuar në Lindjen e Mesme. Titulli i takimit qe kuptimplotë: “Në persekutim, jetohet”. Morën pjesë kreu shpirtëror i katolikëve armenë të Mesopotamisë së Epërme, Siria e Veriut dhe drejtori i degës italiane të organizatës kishtare “Ndihmë për Kishën që vuan”.
Në mesazhin për Mitingun e Riminit, Papa Françesku shkruan: “Duhet ta rivlerësojmë shenjtërinë e njeriut e, njëkohësisht, të pohojmë me forcë se vetëm përmes lidhjes me Zotin, domethënë, përmes zbulimit të thirrjes së vet, njeriu mund të kapet në majat më të larta, të meritojë vërtet emrin Njeri. Kisha ka një përgjegjësi të madhe për ta shoqëruar njeriun në këto lartësi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.