2013-08-24 15:00:59

Papa Françesku priti në audiencë “atë Pepe”, priftin e favelas të Buenos Aires-it


Papa Françesku priti në audiencë, sot paradite në Vatikan, atë José Maria Di Paola, meshtar argjentinas i impenjuar në misionin me më të mënjanuarit e të varfrit e Vendit të tij. Atë José Di Paolo njihet nga të gjithë si “atë Pepe”, e jeton në një prej vilas miserias, vilat e mjerimit, favelat do të thotë në zonat më të varfra të Buenos Aires-it, me njerëzit më përbuzur, të mënjanuar e të shfrytëzuar nga shoqëria. Pikërisht kryeipeshkvi i asaj kohe i kryeqytetit argjentinas, Jorge Mario Bergoglio, e mbështeti dhe inkurajoi veprimtarinë baritore në barakopolet e metropolit porteňa, duke dyfishuar numrin e priftërinjve për misionin këto zona të varfra të zhytura në mjerim - favelas. “Atë Pepe”, figurë shumë e lidhur me Papën Françeskun, e ka çuar përpara angazhimin e tij kushtuar të mënjanuarve të favelas, pa u ndaluar para kërcënimeve me vdekje që ka marrë nga ana e trafikantëve të drogës, të cilët prifti i ka denoncuar, në mënyrë të veçantë në një dokument të botuar në vitin 2010. Në ato momente të vështira, pohoi prifti argjentina në një intervistë dhënë kohëve të fundit Radio Vatikanit, kardinali Bergoglio “ka qenë gjithmonë pranë nesh”. Të mërkurën e kaluar, atë Di Paola pat marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët në Meetingun e Riminit mbi temën “Papa Françesku: me Dritën e Fesë në periferitë e ekzistencës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.