2013-08-24 11:30:40

Në Novi Sad përfundon seminari ekumenik :"Të jemi brezi i paqes”


Përfundoi në Novi Sad të Serbisë seminari ekumenik, organizuar nga Këshilli Ekumenik Rinor i Evropës(Eyce) me temë “Të jemi brezi i paqes”. Takimi ishte pjesë e nismave për krijimin e një kulture të paqes në Evropë, bazuar në dëshminë ekumenike të vlerave të krishtera, me qëllim kapërcimin e paragjykimeve dhe të frikës, që pengojnë udhën drejt zhdukjes së dhunës, e cila s’mund të justifikohet në asnjë mënyrë me fenë.
Që nga data 18 gusht, pjesëmarrësit u njohën me situatën evropiane, sidomos me politikën e jashtme të Kontinentit të Vjetër, lexuan e reflektuan mbi disa tekste për paqen të traditës së krishterë dhe të asaj të feve të tjera, kuptuan si konceptohet paqja në kulturat e ndryshme bashkohore, duke analizuar shembuj konkretë praktikash për vendosjen e paqes nga Kisha e bashkësitë kishtare, që shpesh kanë qenë protagoniste të hapave drejt pajtimit.
Në grupet e studimit, iu kushtua mjaft kohë përcaktimit të mjeteve e rrugëve për krijimin e një metode, që synon edukimin për paqen sipas kushteve, ku veprojnë të rinjtë. Seminari u pasurua me çaste lutjesh e takimesh me bashkësitë fetare e me organizatat ekumenike të Novi Sadit.







All the contents on this site are copyrighted ©.