2013-08-24 14:40:04

Në Kastel Gandolfo, kremtimet për Zojën e Liqenit i kryesoi imzot Genshvajn


Sot, në orën 18.30, prefekti i Shtëpisë Papnore dhe sekretari personal i Papës së nderit, imzot Georg Genshvajn kryeson Meshën për 36-vjetorin e përurimit të Kishës së Zojës së Liqenit në Kastel Gandolfo, rezidenca verore e papëve të Romës.
Në përfundim të kremtimit, shtatorja e Virgjërës Shenjte bartet në procesion deri në portin e qytezës, ku u vendos në një varkë për një procesion tjetër, ndjekur nga varka e kajake. Festa mbyllet me koncertin e korit e të bandës muzikore të qytezës laciale, si edhe me dhurimin e një shtatore bronxi të Engjëllit të Rojes për kishën e Zojës së Liqenit, për të cilën kujdeset famullia papnore e shën Tomës së Vilanovës, besuar salezianëve nga Papa Pali VI.
Zanafilla e festës gjendet në vitet ’50, kur famullitari i atëhershëm vendosi t’i kushtojë Zojës Bekuar një procesion në brigjet e liqenit Albano e lutje, që përsëriten edhe sot. Në vitet ’60, qe Papa Pali VI ai, që nxiti ndërtimin e Kishës në breg të liqenit, të cilën e përuroi vetë më 15 gusht 1977.







All the contents on this site are copyrighted ©.