2013-08-20 13:27:35

Takimi ekumenik i të rinjve në Novi Sad. Brezat e paqes!


“Jetojmë në një kohë në të cilën, përherë më shumë, duket mase i nevojshëm edukimi i të rinjve në paqen personale, për të dëshmuar qendërsinë e udhës ekumenike në jetën e të krishterëve”: me këto fjalë Catharina Covolo paraqiti simpoziumin ekumenik “B the Generation of Peace”, promovuar nga Ekumenical Youth Council in Europe (Eyce) që mbahet në Novi Sad të Vojvodinës nga data 18 deri më 25 gusht. Sipas Covolo, anëtare e komitetit organizues të simpoziumit, takimi i Novi Sadit dëshiron të jetë një rast i volitshëm për të njohur atë që të krishterët kanë bërë për ndërtimin e paqes në shumë kontekste, ku bashkëjetesa paqësore për arsye të diferencave të shumta dukej e pamundur të bashkëndahej.
Po, nuk është fjala për një takim në të cilin bëhet bilanci i asaj që është realizuar ekumenikisht në këto vite, shpesh me shumë mundim e ndër shumë vështirësi, nga momenti që “shpresa më e madhe e Eyce është që vet të rinjtë duhet të jenë ata qët’i shtojnë e t’i përforcojnë këto eksperienca paqeje, sidomos aty ku ekziston dhuna kundër pakicave, kundër grave, me më të ligshtët dhe pengon mundësinë e një përjetimi ekumenik të Ungjillit si dhe ndërtimin e një shoqërie mikpritëse ndaj tjetrit”.
Simpoziumi është pjesë e nismave të Ekumenical Youth Council in Europe për ndërtimin e një kulture të paqes në Evropë, themeluar mbi dëshminë ekumenike të vlerave të krishtera, në mënyrë që të tejkalohen paragjykimet e frika, dy shkaqe që ngadalësojnë udhën drejt eliminimit të çdo forme të dhunës, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me përdorimin e fesë. Me të gjitha vështirësitë ekonomike dhe tensionet politike që po përjeton Evropa në nivele të ndryshme, për Eyce, pikërisht kontinenti vjetër duhet të luajë rolin themelor në ndërtimin e kësaj udhe, me një përfshirje sa më të madhe të të rinjve, të cilët në realitet, po tregojnë se si vërtetë mund të zgjidhen konfliktet e të ndërtohet paqja, pikërisht në dritën e përjetimit ekumenik, që lind e rritet brenda përvojës së komuniteteve lokale.
Në këtë perspektivë, Eyce synon të tregojë udhën, e cila mund të jetë e dobishme edhe jashtë Evrope, për promovimin e proceseve të pajtimit, që janë në gjendje të përfshijnë, ashtu siç ndodhi në Evropë, jo vetëm të të krishterët por edhe komunitetet e feve tjera e shoqërinë civile.
Kjo edhe ishte arsyeje pse është zgjedhur Novi Sadi për zhvillimin e punimeve të këtij Simpoziumi, për t’u njohur drejtpërdrejti me përvojën domethënëse të pajtimit, që ballafaqohet çdo ditë me shumë vështirësi, pas viteve të luftës e të heshtjes, që penguan realizimin e procesit të paqes. Edhe në saje të dialogut ekumenik, prania e shumë feve dhe etnive të ndryshme ka favorizuar njohjen e tjetrit nga afër duke hapur perspektiva të reja paqeje.
Në simpoziumin e Novi Sadit janë në program dëshmi e ligjërata të ekspertëve dhe grupe pune, në mënyrë që pjesëmarrësve t’u ofrohet një kuadër teologjik, sociologjik e politik sesi duhet dëshmuar paqja e punuar për kapërcimin e konflikteve.







All the contents on this site are copyrighted ©.