2013-08-20 12:00:08

Papa Françesku hungarezëve për festën e Shën Shtjefnit: në thesarin tuaj shpirtëror keni gurrën për një të ardhme në paqe


Më datën 20 gusht e tërë Hungaria është në festë për kremtimet e Shën Shtjefnit. Kanonizuar nga Papa Gregori VII në vitin 1083, Shtjefni është themeluesi dhe mbreti parë i Hungarisë. Më 20 gusht përkujtohet bartja e trupit të tij pajetë në Buda dhe dita e kurorëzimit të tij mbret.
“Populli hungarez duhet t’i gjejë në “thesarin e vet njerëzor e shpirtëror” ato “burime e forca morale të nevojshme për të ndërtuar një të ardhme në paqe e vëllazërore””: kështu shkruan mes tjerash Papa Françesku në një mesazh drejtuar Presidentit të Hungarisë, shkëlqesisë së tij Jànos Ader, me rastin e festës kombëtare të Shën Shtjefnit, pajtorit qiellor të Hungarisë, i cili sot kremtohet në mbarë Vendin. Me rastin e festës, edhe sivjet, sipas traditës, në sheshin para Bazilikës së Shën Shtjefnit në Budapest, kardinali Pèter Erdë, primar i Hungarisë, pas dite kryeson kremtimin e Meshës së Shenjtë të festës liturgjike kishtare të Shën Shtjefnit.







All the contents on this site are copyrighted ©.