Më 19 gusht kalendari Kishtar përkujton Shën Gjonin Eudes. I Lindur në Normandi
në vitin 1601, Gjon Eudes de Mezerej, bir i një familjeje fisnike normane, vdiq në
vitin 1680. Si u bë veprimtar e i devoçëm i Virgjërës Mari, hyri në Kongregatën e
oratorit, krijuar në vitin 1611 nga meshtari e kardinali i ardhshëm Pjetër de Beryl
, për të përgatitur predikatarë të mirë. Në vitin 1625 u shugurua meshtar e u dërgua
në Kolegjin e Jezuitëve në Kaen, në Normandi. Sapo arriti, këtu u përhap epidemia
e kolerës e ai u vu në shërbim të të sëmurëve aq, sa deri të vetët e izoluan nga frika
se mund t’u ngjiste sëmundjen e tmerrshme vdekjeprurëse. Krejt i vetmuar në veprimtarinë
e tij, flinte në një kullë sane, derisa e mori edhe ai vetë sëmundjen. Shpëtoi gjallë
e, pas zhdukjes së epidemisë, rifilloi misionin në gjirin e popullit, duke iu kushtuar
krejtësisht misioneve famullitare. I bindur se figura e meshtarit ka rëndësi të jashtëzakonshme
për jetën e njerëzve, ia doli mbanësh të themelonte një seminar, hap i parë drejt
krijimit të ‘Kongregatës së Krishtit e të Zojës’. Shën Gjon Eudes është apostulli
më i zjarrtë i kultit liturgjik të Zemrës së Krishtit e të Zojës së Bekuar. Në vitin
1641 themeloi dy kongregata rregulltare, një mashkullore e një femërore, kushtuar
Zemrave të Shenjta të Krishtit e të Zojës. Për të kulti i Zemrave të Shenjta është
kulti i njeriut, duke pasur parasysh se që aty buron dinjiteti e shenjtëria njerëzore.
Themeloi, më pas, edhe një strehë për t’i hequr vajzat nga rruga e një Kongregatë
rregulltare, për t’i ndihmuar të rikthehen në jetë, urdhrin e “Zojës Përdëllyese të
Strehimit’. Shkroi shumë vepra, ndërmjet të cilave më e njohura e më e lexuara
është “Zemra e admirueshme e Nënës së Hyjit”. Shën Gjoni Eudes: Të falem, Mari!
Të falem , Mari, bij e Hyjit Atë. Të falemi, Mari, Nënë e Hyjit Bir. Të
falem, Mari, e fejuara e Hyjit Shpirt Shenjt. Të falem, Mari, tempulli i tejet
Shenjtenueshmës Trini. Të falem, Mari, zambak i pastër I Trinisë shkëlqimtare. Të
falem, Mari, lule qiellore e dashurisë së patregueshme të Hyjit. Të falem , Mari,
virgjër e çiltër dhe e përkorë, prej të cilës deshi të lindej dhe të rritej përgjimi
Mbreti qiellor. Të falem, Mari, Virgjër e virgjërave. Të falem, Mari, Mbretëresha
e martirëve, zemra e të cilës qe shporuar me shpatë. Të falem, Mari, zonjë
e bekuar, kujt iu dha çdo pushtet në qiell e në tokë. Të falem, Mari, mbretëresha
dhe nëna ime, jeta ime, ëmbëlsia ime dhe shpresa ime. Të falem, Mari, Nënë e
denjë e dashurisë. Të falem, Mari, Nëne admiruese. Të falem, Mari, Nënë e dashurisë
hyjnore. Të falem, Mari, e papërlyer, e lindur e pamëkatë. Të falem, Mari, përplot
hir, Zoti është me ty. Ti je e bekuar mbi të gjitha gratë e I bekuar është fryti
I kraharorit tënd, Jezusi. Qoftë bekuar fati yt, Shën Jozefi. Qoftë bekuar
ati yt, Shën Joakim. Qoftë bekuar nëna jote, Shën Ana. Qoftë bekuar roja jote,
Shën Gjoni. Qoftë bekuar engjëlli yt, Shën Gabrieli. Lavdi Hyjit At që të zgjodhi. Lavdi
Hyjit Bir që të deshi. Lavdi Hyjit Shpirt Shenjt që të mbulojë. Virgjëra lavdishme
Mari, mund të të duam Dhe të lavdërojmë të gjithë popujt. Mari Nënë e Hyjit,
lutu për ne dhe na jep bekimin tënd, tash e Në fill të vdekjes sonë, në emër të
Jezusit, Birit tënd hyjnor.
Kjo këngë lavdërimi, e ngjashme me litanitë, nga
Shën Gjoni Eudes (+1640) Është një numër titujsh më shkëlqimdhënës të Virgjërës Mari.