2013-08-19 13:45:05

Kongresi misionar argjentinas. Papa: kumtojeni Jezusin, të çliruar nga tundimi i kërkimit të rehatisë


“Dilni nga vetvetja, për të shkuar në periferitë gjeografike dhe ekzitenciale, për ta kumtuar Jezusin e për ta bërë të njohur mesazhin e tij”. Kështu shkruan Papa Françesku në një mesazh drejtuar Kongresit kombëtar misionar të Argjentinës, që u hap dje në qytetin Katamarka. Papa i falënderon pjesëmarrësit për zellin dhe uron që kongresi të japë ndihmesë të çmuar për thellimin e frymës misionare. Shpirti Shenjt, uron Papa, ju dhëntë forcë, ju ndihmoftë për të vepruar pa frikë e me guxim dhe ju çliroftë nga tundimi i rehatisë”.Kongresi, në të cilin marrin pjesë më se një mijë misionarë argjentinas, kryesohet nga ipeshkvi i Katamarkës, imzot Lui Urbank. Marrin pjesë shumë argjentinas si dhe prelatët e Brazilit, Venezuelës, Meksikës, Guatemalës, Ekuadorit, El Salvadorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.