2013-08-18 17:34:44

Papa Françesku: të ndalet dhuna në Egjipt, të ndiqet udha e dialogut dhe pajtimit


Papa Françesku “vazhdon të ndjek me shqetësim të madh situatën e rëndë e lajmet që vijnë nga Egjipti, vazhdon t’i lutet Zotit për pushimin e dhunës, kërkon që palët të zgjedhin udhën e dialogut e të pajtimit”. Kështu njofton zëvendës drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Ciro Benedettini. Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzo, më 15 gusht, në festën e Zojës së Madhe, Papa Françesku thellësisht i brengosur, pati bërë një thirrje për paqe në Egjipt, duke siguruar lutjet e tij “për viktimat, familjarët e tyre, të plagosurit e për të gjithë ata që vuajnë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.