2013-08-16 17:02:56

Papa përdor hoste të dhuruara nga një e burgosur


Në meshët e mëngjesit, që Papa Françesku kremton çdo ditë në kapelën e Shtëpisë së Shën Martës, Ati i Shenjtë përdor hoste të dhuruara nga një e burgosur argjentinase. Lajmi merret vesh vetëm tani, nga një letër që vetë Papa i çon asaj për ta falenderuar e që mban datën 17 korrik. Gruan, që identifikohet si Gaby C., Papa Bergolio e falenderon “për besimin dhe për hostet”, duke e siguruar se “nesër në mëngjes do t’i përdor në meshë”. “Kjo më emocionin shumë, shkruan Ati i Shenjtë, i cili, si gjithnjë, premton lutje për të burgosurën. Kjo e fundit merr pjesë prej kohësh në nismat e Kishës brenda burgut, që ndodhet në dioqezën e Shën Izidorit, në veri të Buenos Ajresit. Është specializuar në prodhimin e hosteve, që përdoren nga kisha të ndryshme të kryeqytetit argjentinas.







All the contents on this site are copyrighted ©.