2013-08-16 17:03:07

Papa dhuron 100 mijë euro për të varfërit e Argjentinës


Papa Françesku dhuroi 100 mijë euro për të varfërit e Argjentinës, me rastin e nismës “Mas por Menos” të Kishës vendase, që synon mbledhjen e fondeve për projektet kishtare në favor të nevojtarëve. Nisma do të zhvillohet më 8 shtator, me moton “Besojmë në ndihmën tënde”. Në mesazhin e tij, Papa Françesku i fton të gjithë argjentinasit të identifikohen me Krishtin, duke e forcuar miqësinë me Të përmes lutjes dhe kremtimit të Sakramenteve, e aty, të gjejnë forcën për t’u shërbyer, pa u ndalur, nevojtarëve, sidomos më të varfërve.







All the contents on this site are copyrighted ©.