2013-08-16 16:58:36

Egjipt: imami i Al Azharit dënoi sulmet kundër të krishterëve


Në një situatë, që vazhdon të karakterizohet nga manifestime e kërcënime të çdo lloji, të premten, imami i xhamisë së Al Azharit në Kajro, duke shfrytëzuar hytben e ditës së lutjes për myslimanët, dënoi me forcë sulmet kundër kishave të krishtera dhe persekutimet kundër koptëve, akuzuar nga partia e Vëllezërve Myslimanë si pjesëmarrës në vijën e parë të protestave kundër ish-presidentit Morsi. Kujtojmë se Al Azhari është qendra botërore më e rëndësishme teologjike e myslimanëve sunitë.







All the contents on this site are copyrighted ©.