2013-08-12 14:35:54

Papa pret futbollistët e kombëtares italiane dhe argjentinase


Do të shkojë, apo nuk do të shkojë Papa Françesku në stadium? Ka disa ditë, që sportdashësit italianë, e jo vetëm ata, pyesin veten nëse Papa tifoz, që ka grumbulluar tashmë një numër të madh bluzash të skuadrave të ndryshme të futbollit, do të marrë pjesë si spektator, në ndeshjen, që do të luhet të mërkurën në orën 20.45, në Stadiumin Olimpik të Romës. Dy Federata, ajo italiane dhe ajo argjentinase, kanë mbledhur kombëtaret e futbollit, të cilat do të luajnë një ndeshje miqësore, për nder të Atit të Shenjtë.
Nga Vatikani, asnjë konfirmin, apo përgënjeshtrim, por dihet se Papa Françesku mund të vendosë edhe në çastin e fundit. Ndërkaq, para së mëkurës, e pikërisht nesër, më 13 gusht, Ati i Shenjtë i pret në audiencë në Sallën Klementine në Vatikan, rreth 200 futbollistët italianë e argjentinas.







All the contents on this site are copyrighted ©.