2013-08-11 17:43:24

Papa Françesku: të krishterë e myslimanë të angazhohen për respektin e anasjelltë.


Papa Françesku u drejtoi sot “një përshëndetje myslimanëve të mbarë botës, vëllezërve tanë”. Këtë e bëri nga dritarja e studios përballë Sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan, mbushur përplot me mase 40 mijë besimtarë e shtegtarë, duke kujtuar se besimtarët e Islamit “së shpejti kanë kremtuar përfundimin e muajit të Ramazanit, kushtuar agjërimit, lutjes e lëmoshës”.
Sikur kam shkruar në Mesazhin tim për këtë rast, uroj që të krishterë e myslimanë të impenjohen për promovimin e respektit të anasjelltë, posaçërisht përmes edukimit të brezave të ri”.
Kështu Papa Françesku ripohoi edhe një herë rëndësinë e domosdoshmërinë e respektit reciprok ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, sepse vetëm të mbështetur mbi vlera të vërteta, siç është respekti i anasjelltë, mund të ndërtojmë një shoqëri e bashkëjetesë, siç tha Papa, “vëllazërore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.