2013-08-09 16:39:43

Nagasaki. Mesha e kardinalit Turkson: falja, hapi i parë për paqen


“Të falësh, është hapi i parë, që duhet bërë, për të fituar paqen e vërtetë të Hyjit”. Kjo ishte pika qendrore e homelisë së kardinalit Turkson, mbajtur sot në Nagasaki, në Japoni. Kryetari i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes ndodhet në vendin aziatik, ku shkoi për të marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të bombardimeve atomike mbi Hiroshimën e Nagasakin, më 6 e 9 gusht.
Meshën kardinali e bashkëkremtoi me epikopatin japonez, në kujtim të të gjithë atyre, që humbën jetën për shkak të bombës atomike, 68 vjet më parë. Shfletoi me dhimbje të thellë, por edhe me shpresën e krishterë, këtë faqe kaq të errët të historisë japoneze e, sidomos, njerëzore.







All the contents on this site are copyrighted ©.