Solidariteti i Papës për tragjedinë e Rozarios: një pallat shpërthen, 12 të vdekur
e 60 të plagosur
Tre njerëz, dalë gjallë nga rrënojat, e lehtësuan disi dhimbjen për tragjedinë e dy
ditëve më parë në qytetin argjentinas të Rozarios, ku dalja e gazit shkaktoi shpërthimin
e një pallati. Bilanci flet për 12 të vdekur, 60 të plagosur e 12 vetë, akoma të pagjetur.
Papa Françesku i dërgoi një mesazh ngushëllimi kryeipeshkvit të vendit, në të cilin
shpreh afërsinë e tij me familjarët e viktimave. Ati i Shenjtë i lutet Zotit t’u japë
pushimin e pasosur të vdekurve, por edhe ngushëllim e shpresë të gjithë të tjerëve.
Mesazhi u lexua publikisht gjatë meshës së djeshme për festën e Shën Gajtanit.