2013-08-07 17:18:30

Atentat në periferinë druzo-kristiane të Damaskut: së paku 18 viktima


“Siria pranoi të dërgojë pa kushte, një delegacion në Mbledhjen Gjeneva 2, që tani, nuk mund të shtyhet më”: kështu tha dje në Romë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke shtuar se Moska është në pritje të një hapi të ngjashëm nga opozita. Ndërkaq, në vend, vazhdon lufta.
Në veri, në zonën e Halebit, rebelët përforocojnë pozicionet, duke marrë në dorë zonën e Menegut, në kufi me Turqinë; në rajonin e Homsit, janë besnikët e regjimit që fitojnë terren, në sajë të mbështetjes së hezbollahëve nga Libani. Fatkeqësisht, vendi është i bashkuar vetëm nga dhuna. Ngjarja më e rëndë e ditëve të fundit ndodhi pikërisht dje, në periferinë druzo-kristiane të Damaskut, ku një autobombë shkaktoi 18 viktima, ndër të cilët 3 fëmijë. Shpërthimi ishte planifikuar me kujdes, pikërisht para iftarit të Ramazanit, kur rrugët janë plot e përplot. Sipas opozitës, gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve, janë vrarë 1700 vetë, në 20 sulme të ndryshme nga ana e qeverisë së Bashar al-Asadit.







All the contents on this site are copyrighted ©.