2013-08-04 14:00:18

Papa: të rinjtë të kërkojnë Jezu Krishtin kundër helmit të shoqërisë së zbrazët


“Të rinjtë janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj zbraztësisë së domethënies së jetës e mungesës së vlerave, që shpesh i rrethojnë. E për këtë, për fat të keq, duhet t’i pësojnë pasojat”. Përkundrazi, takimi me Jezusin e gjallë, në familjen e Tij të madhe, që është Kisha, ta mbush zemrën me gëzim, me jetë të vërtetë, me mirësi të thellë”. Kështu tha Papa Françesku para lutjes së Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke kujtuar Ditën botërore të Rinisë mbajtur para një jave në Rio de Zhanejro. “Kjo përvojë – nënvizoi Papa Françesku - duhet të përballojë kotësinë e përditshme, helmin e zbraztësisë, që depërton në shoqëritë tona të bazuara mbi fitimin e pasjen, të cilat i joshin të rinjtë me konsumizmin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.