Papa Françesku emëron imzot Pozzo sekretar të Komisionit “Ecclesia Dei” e mons. Krajewski
Elemozinier
Papa Françesku ka emëruar sot sekretar të ri të Komisionit Papnor “Ecclesia Dei” imzot
Guido Pozzo, kryeipeshkëve titullar i Bagnoreggio, 61 vjeç, deri më tani Elemozinier
i Shenjtërisë së Tij. Komisioni Papnor “Ecclesia Dei” është themeluar nga Gjon Pali
II më 1988 me detyrë për të lehtësuar bashkimin e plotë kishtar të atyre që janë të
lidhur me Vëllazërinë kishtare të themeluar nga imzot Marcel Lefébvre e dëshirojnë
të bashkohen me Pasardhësin e Pjetrit në Kishën Katolike.
Gjithnjë sot, si
Elimozinier të ri, Papa Bergoglio ka emëruar mons. Konrad Krajewskin, polak, 49 vjeç,
deri më tani ceremonier papnor e zyrtar i Zyrës së Kremtimeve Liturgjike të Papës.
Elemozineria Papnore, ekziston de facto ka ekzistuar gjithmonë, megjithëse në shekullin
XIII është sistemuar nga Gregori X: për të ndihmuar ata që kanë nevojë në emër të
Papës së Shenjtë, me gjeste të vogla të përditshme, në heshtje e urti. Është fjala
për kërkesa të ndryshme për ndihmë njerëzve të varfër e nevojtarë. Një bamirësia e
përditshme të cilën Papa e mbështet personalisht për të afruar Kishën tek njerëzit
e veçantë në realitetin e mjerueshëm të jetës së përditshme. Papa Leoni XIII, në
fund të vitit 1800, duke synuar favorizimin e mbledhjes së fondeve për vepra bamirësie
besuar Elemozinerisë, delegoi Elemozinierit të drejtat për të dhënë Bekimin Apostolik
përmes diplomave në letër pergamene. Një Bekim Apostolik – kujton organizmi – që është
krejtësisht falas e nuk ka shpenzime tjera, përveç pullave postare e materialit përgatitor.
Të gjitha të ardhurat që bashkon Elemozineria Apostolike si kontribut për dhëniet
e diplomave të Bekimit Apostolik janë krejtësisht të caktuara për bamirësi e ndihmën
e të varfërve.