Imzot Gjon Nikollë Kazazi që zbuloi ‘Mesharin’ e Buzukut në Vatikan
Më 5 gusht të vitit 1752 ndërroi ipeshkvi i madh imzot Gjon Nikollë Kazazi. Ai lindi
në Gjakovë, më 1 janar 1702. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet
teologjike i filloi në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit, pastaj i vazhdoi në Kolegjin
e Shën Palit në Fermo dhe i kreu në Kolegjin Ilirik të Loretos, ku krahas teologjisë
studioi edhe filozofi, gramatikë e retorikë. Gjon Nikollë Kazazi i nisi studimet
kur ishte i ri, 18 vjeç. Në vitin 1727 mori titullin doktor në filozofi e teologji.
Po atë vit u shugurua meshtar. Sapo u kthye, kryeipeshkvi imzot Mikel Suma, e emëroi
misionar ne Prizren. Më pas kaloi nga Prizreni në Gjakovë, për shërbim baritor, të
cilin e kreu së bashku me dom Anton Teodorin. Me që dallohej për zgjuarsi dhe
aftësi të veçantë njerëzore, shpirtërore e intelektuale, imzot Suma e emëroi dom Gjonin
Vikar të Përgjithshëm. Pas largimit të imzot Mikel Sumës nga kryeipeshkvia e Shkupit,
ishte Gjon Kazazi ai që e drejtoi atë kryeipeshkvi nga viti 1737. Me propozimin e
kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviqit, imzot Kazazi u emërua vizitator
apostolik i kryeipeshkvisë së Sofjes dhe ipeshkvisë së Nikopolit, në Bullgari. Me
23 shtator 1743, Papa Benedikti XIV e emëroi imzot Gjon Nikollë Kazazin kryeipeshkëv
të Shkupit në moshën 41. Simbolin e ‘Palios’ e mori në Romë, me 16 dhjetor 1743. Krahas
misioni ungjillëzues, baritor në shërbimit të popullit të Zotit e përforcimin e Kishës
së gjallë të Krishtit, imzot Gjon Kazazi kultivoi me pasion e urti edhe aspektin kulturor,
posaçërisht shkrimin në gjuhën shqipe. Këtu kishte si qëllim shkrimin e botimin në
gjuhën e popullit të tij, pra shqip, të librave me përmbajtje shpirtërore, pra biblike,
si katekizmi, doracakët uratësh, librat liturgjike po edhe gjurmimin e rrënjëve të
lashta të kombit të tij shqiptar. Kështu, gjatë qëndrimi të tij në Romë, në vitin
1743, imzot Gjon Nikollë Kazazi zbuloi në Bibliotekën e Propagandës Fide të Vatikanit,
të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të‘Mesharit’
të dom Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555. Po atë vit, 1743,
imzot Kazazi botoi edhe katekizmin e tij "Doctrina E kërshten" - "Breve
Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per l'utilità, e istruzione
dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della
S. Congregazione" shtypur ne Romë nga "Stamperia della S. Congregatione de Propaganda
Fide" . Kryeipeshkvi Gjon Kazazi shkoi disa herë në Romë për vizitë "ad Limina
Apostolorum" tek Papa e dikasteret e Selisë së Shenjtë në Vatikan. Prandaj janë me
vlerë të madhe kishtare e historike edhe relacionet që imzot Kazazi solli apo dërgoi
në Vatikan më 1743, 1744 e gjatë viteve tjera, në cilat paraqet e informon Papën e
Selinë e Shenjtë mbi situatën tejet të rëndës të të krishterëve në trevat shqiptare
e në Vende tjera si në Bullgari, Serbi nën sundimin e perandorisë osmane. Pranë Varreve
të Apostujve u gjunjëzua për herë të fundit në vitin 1750, sepse kryeipeshkvi i Shkupit
vdiq me 5 gusht te vitit 1752, duke lënë gjurmë të pashlyera në historinë e Kishës
shqiptare, si bari dhe edukator i klerit e i popullit, në historinë e albanologjisë,
si zbulues i parë i librit më të vjetër të shtypur në gjuhën shqipe, që njihet deri
me sot. Nga katekizmi i imzot Gjon Kazazit Lutjet e Mëngjesit Po
të falem o Zot i vërtetë, e po të bindem, e po të due me gjith
zembër. Po të falem nderës se më ke kriuom e më ke çperblem e
më ke ruojtun këtë natë prej ndonji mortje së pakujtueshme. Ty,
o Zot po t’i falinj gjith(a) kujtimet e mija e po të lutem të më ruojsh sod
e për gjithë herë prej gjith fajesh e mpkatesh.... 'Doctrina
E kërshten' e Imzot Gjon Nikollë Kazazit. Ja diçka nga pjesa e parë e veprës
së imzot Nikollë Kazazit: E nevoishme gjithëtësillit Kërshten përtë shëlbuom Kush
të kaa krijuem, evum mbë këtë jett? Zotyn.
Kush ënsht Zotyn?
Kriuesi i Qiells, eidheut.
Përse të kaa Kriuom Zotyn?
Më kaa Kriuom meenjoftun, mee
dashtun, e mei sherbyem mbë këtë jett: ani mee paam, e mee ghëzuom mbë tietrët jett
mbë Qiellt për gjithë jettët jettës. Ku ënsht Zotyn?
(6) G.
Zotyn ënshtë mbë Qiellt, embë dheet, e gjithkund. P. Saa Zotyna jën? G. Zotyn
ënsht një ivettëmi ndë trevet. P. Si kiuhen këta Tre vet, e nji Zotyn? G. Ati,
e Biri, e Shpierti sheint: e këta tre jen njè, ethuhet Zotti shendritat: o shën
Trinitati. Keta tre vet a jen tre Zotyna? Nuk jen tre
Zotyna, veçenjë Zotyn i vettëmi, se të tre kan nji
Hyinij, nji të kien
enji nautyr te Tinëzot. Këtà tre vet à jen gjithnjë ebarabar? Jen barabar ndë gjith saa pushtete, e vërtyte: ashtuqi Ati nuk
ënsht maaplak, as maa (7) i madh, as maa i mir, as maa i urt, as maa i pushtueshim
se Biri, e se Shpierti Sheint: se të tre jen të gjithëhershim, e të paa zan, e të
paa sossun: të tre kan nji të mir, nji dije, e vet nji pushtet.
Isilli këssì së trevetësh ubaa nieri?
I dytti, qi ënsht Biri.
Qish bani Biri i Tinëzot meu
baam nieri?
Muer
fëtyrën, e nautyrën enierit, nji Korp, e nji Shpiert, si e
kemi
ende nà, ndë zembert fort së dëlirës Virgjines Mbrij gjithë here virgjin, për vërtyt
Shpiertit Sheint. Si kiuhet kyy i Biri Tinëzot? Kiuhet:
Jezus Krishti, çpër-(8)-bleesi, e shëlbuesi yn, i vërteti
Zottyn, ei
vërteti nieri. Perse i Biri Tinëzot ubaa nieri? Mena
nxierrun, e mena shpëtuem neve prei robbiet së Diallit
mallëkuom, e mundimeshit
Ferrit: e menadhan jettën e paasosme, e gazëmendine Parrizit. Ku ënsht Krishti
i meshëriershim? Krishti mbsaa Zotyn, e si Zotyn, ënsht
gjith kund, embë
gjithvend: e si nieri, ënsht mbë Qiellt, endë Sheintit
Sakrament, endë Sheintit Kunghim. Qish ënsht ndë Sheintit Kungim? Korpi, Gjaku, e Shpierti i Kri-(9)-shtit, e vet Krishti Zotyn e
nieribashk
ndën fëtyrëtbukës, etë venës. Për se ënsht ndë Kungim Krishti ende si Zotyn? Se Krishti ënsht Zotyn, e nieri bashk.
Qish
domethan hieja, e fëtyra ebukës, eevennës?
Domethan,
gjithë qish duket me syy, shia qi ndihet ndë goi: të bardhët, të madht, e gjith qishduket
e preket.
Ndën
fëtyrët bukës, etë venës à ënsht maa aty buka, e venna
ndë Sheintit
Kungim? Nuk ënshtaty maa as buk, as venn: se buka, e venna përvërtyt atynefialëvet
Krishtit nkthenet, endërronet ndë (10) Korpit, endë Gjakt Jezu Krishtit. Kur thehet Sheinteja Hostie, à thehet ende Korpi i Krishtit?
Nuk thenet Korpi i Krishtit; veçe ajò
fëtyra, ehieia e bukës?
Kur
nuk uthyeka Korpi i Krishtit, mbëtë sijt an praa kaa membettun?
Jet i ungjin mbë gjith të sillet an, e
pies të Hosties: emeubaam ajonjimij grimca, ndë gjith të sijt grim kishte me kien
gjith ungjij Krishti i vërtet.
Si,
e për qish arrësye ti beson se ënsht Zotyn: se ënsht një
Zotyn i
vetemi, se Ati, e Biri, e Shpierti Sheint jen (11) tre vet, e nji Zotyn: se kushban
mir, Zotyn jep gazemendin e Parrizit, e kush ban keq, e çon nde mundimet Ferrit: Se
Krishti ënsht Biri i Tinezot, e Zotyn i vërteti, e u baa nieri për nee, e u mundue,
e duiq mbë kryq, ani të tretën dit ungjall së dvekuni, hippi mbë qiellt, ani kaa me
ardhun dittes Gjyqit me gjukuem gjith jetten: E se ndë Sheintit Sakrament te meshës,
e ndë Kungim ënsht vet Krishti i vertet, e gjith saa tiera kaffsh, qi kemi kallezuem
nderi ketù? Gjith ketò kaffsh fort mir, e me gjith zembër imbaa, e i bessonj per
se na ikaa kallezuem vel Zotyn i verteti, (12) qi nuk ngënjehet, as ngenjen: as mundet
mengënjyem, as meu ngenjyem. Abesson ti mirefilli, se
Zotyn i kaakallezuem gjith atò kaffsh?
Bessonj
mirëfilli, e perte vërtet se Zotyn na i kaakallëzuem
ketò kaffsh,
e gjith saa tiera qi na mpson Sheinteja Feeia e Krishtit me i bessuem. Si, embë
qish arressye mundesh me dittun, se Zotyn i
kaakallezuom? E dij, e bessonj,
se ashtu Zotyn na i kaa kallezuem, e na i
kaalanun ndë Ungjillt sheint: e
ashtu kan bessuem S. Pietri, e S. Pali, e S. Gioni, e S. Nikolli i beekuem, e gjith
(13) saasheinten: Evet Zotyn mete forta shenje, e mbrekullij të mëdhaa kaa deshmuem
se kejò ënsht Feeja e vertet qi na kaalan Krishti, e jasht nxoje nukënsht tieter qi
shelbon shpiertin, e gjan atë jet. Qish duhet mebaam i Kërshteni përpara se të
Kungohet? Duhet mebaam trikaffsh: meu rëffyem ndë kioft
ndë
ndonjimpkat: duhet mekien ngjiennueshim paangrën, e paa pijm kurr
gjaakaffsh prei mies natteie nderi kur të Kungohet, duhet me kuituem se kush ënsht
ai qi do me marrun ndë zembert vet, e meu baam gati Kungimit metë madhe bes, e fee,
me shpëres, etë (14) dashun të Tinëzot: metëmadh të prungjet [prunjet], etë tiera
të mira. Qishduhet mebaam mbas Kungimit?
G. Duhet membettun ndë mosse nji
xop mot ndë kish tuedhan urat: duhet meju falun ndeers Zotit Krisht, seu denjue
meia nginjun Shpiertin eti me Korpit sheintenueshim të vet: duhet me lyppun të mirat
qi kaa nevoi për shpiertit vet, ende të Korpit; emaatepër meu rueitun fajesh, empkateshit.
Saa kaffshjente nevoishime përtuu reffyem mir?
G. Peskaffsh: 1. Me kuituem
fajet qikaa baam, tue sqyretuem kuitimet, fialët, etë baammet. (15). 2. Meu
peenduem gjith fajeshit, empkatteshit, sekemifëjyem Tenezon, qi ënsht nji Zot aqie
i mir, eileuduem. 3. Me përmëttuem me gjithzembër qimaa kurrai memossi fëjyëm
Tinëzot. 4. Gjith saa faje, empcatte të keet, me të madh të prungjët e metë madhe
të dereit gjith meia kallëzuom, e meia tfilluem Reffyesit. 5. Membaruem pendessën
qitë jakeet urdhënuom Reffyesi. P. Kur duhenbaam këtò kaffsh? G. Ato tri të
parat, qi jen me skiyrëtuom vethen, meu penduom fajesh, e me përmëtuem me mos
ibaam maa kurrai, duhen baamoperpara setë veen meu rëffyem. Se prashtu veem (16) perpara
Reffyessit, mei reffyem gjith saa faje. Embas rëffimit me baam pendessën. Qish
ënsht dëtuer me bessuem gjithisilli i kërshten? Ansht dëtuer
membaitun, e me bessuom gjith qish mba e besson Sheinteia kish katolik, & Apostolike
Romës.
Qish ënsht dëtuer
maa para, e maa tepër me diitun gjithisilli i kërshten?
Gjith
qish ënsht ndë Bessonj mbë Tenëzon, ndë Urdhenimet Tinëzot, etë Sheintes kish: e ndë
Atyn qiithon Pater Noster, se ndë Kredo, e Bessonj mbë Tenëzon, ënsht gjith qish duhena
mebessuom. Ndë Pater Noster, o Atiyn, gjith qishkemi me shpëryem: Ndë (17) Urdhënimet
Tinëzot, gjith qish kemi me baam, e qishjemi dëtuer me uepëruom përurdhënit tii, e
përhatrit tij, e për shok[q]n, e fqinjën: Si duhena me dashtun Tenezot, e shokn, e
fqinjën.
Qish
ënsht maatepër mbaitun me baam gjithisilli i Kërshten?
Ansht
detuer me mbaitun Urdhenimet e Tinëzot, etë Sheintes Kish.
Saajen Urdhenimet è Tinëzot?
Jen dhiet.
Thot
Zotyn: Unëjam Zotyn, Zotiyt, të mos keesh tieter Zot veçe meje. Mos merr emmënit
e Tinëzot ndë per goi përkafsh tëmbrazeta. Kuitou me shieintenuom te (18) Diel,
e festet, qi jen për të mbaitun. Ndeerò Print e tuu. Mos vrà. Mos kurvenò
Mos vidh emos kusserò Mos ban dëshmi rreeshim Mos Lakemò gruen e huei, as
burrën e huei. Mos lakëmò kurrgjaakaffsh të huei. Saa
jenurdhënimet e Sheintes Kish?
Jenpes.
1. Me paam Meshen Sheinte për të Diel, e Fest tëurdhenuome
2. Mengjenuom
kreshmetemdhaa e Vengjillet, ememos ngran mishtë prenden, etë shetunden. 3. Meureffyem
ndë mosse njiher ndë viet e meu kunguem (19) ndë mosse për Pashk 4. Me mos baam
darsm ndë mot lidhun: qi ënsht maa engiata e Diel ndo përpara, ndo mbas festets shen
Ndreut, nderi Uit sebeekuem: eprei sëparet dit ndë kreshm, nderi të Dielnebardh mbas
Pashke. 5. Me paguem te dhietënekishës si ënshtzakoni. P. Saa jen mpkattet mortare
qi jen krena, e ranja etëtierave ende? Jen shtat. 1. Madhështia
2. Lakemia.
3. Kurvenia 4. Mënia 5. Grykesia 6. Emiri erressa ekeqe. 7. Pritessa
me baam vepëratë mira. (20) P. Saa jen Sakramentet e qishfruitbanjen ndë shpiert? G.
Jenshtat. 1. Pagëzimi, qinaban të kërshten. 2. Krezmimi qina epndihm mekien të
kërshtentë vertet, etë fort ndë Fee 3. Sheinti Kunghim, qinaelargon shpiertin
mpkatesh, ena mbà ndë hirt, endë të dashunit Tinezot. 4. Pendessa, e Reffimi sheint,
qi nai ndijen, ena hjek fajet prej Shpiertit. 5. Voimi sheint ndë fillt morts,
qina ep ndihm me duekun mir: e shumhere ndimon meu shendoshun ende fëdigetsë korpit.
6. Urdhëni sheint i Pristenis, qina ep hir, endihm mei baam, e (21) mei vepëruom
mir, e si duhet punët, ekaffshët e Tinëzot. 7. Kunora, e Martessa, qi ep ndihm
mei lindun, emeirrittun fëmijn ndë paq, endëtë dashun, endë tmeert Tinëzot. P.
Te sijat jen maatë parat, e maatë mirat Urat? G. O Atiyn: Falemi Mbrij: e Bessonjmbë
Tenëzon. P. Si thuhen këto Urat? G. O Atiyn, qi jee mbë qiellt. Sheintënnuom
kiofft Emmënit tat. Ardht Regjenia jotte. U banft vullundetia jotte, sikundërse
mbë qiellt, ashtu mbë dheet. Bukëntan të përdiçmen epna e sod, e nandiié neve dëtyrëttona,
possinà ndiieim dëttorësettan. E mos na lè me raam mbëtë keq. Pona lar-(22)-go së
keq. Amen. ashtukioft. Falemi Mbri hirplotta, Zotyn me tyy. Beekuemje përmbii
gjith graa, e Beekuem Fruiti i barkuttit Jezus. Sheinteja Mbrii, e Ama e Tinëzot luttu
përnee faitorët tashti endë fiillt morts san. Amen. Bessonj mbë Tenezon Atin e
pushtueshim, Kriiuessin të qiells, e tëdheut. Embë Jezu Krishtin Birn etii njitevetmin
Zotin tan. Isilli uzuu përvërtyt Shpiertit Sheint, leu prei Virgjinet Mbrij. Umundue
ndën Poncin Pilat. Uvun mbë Kryq: duiq euvorrue. Sdrippi mbii Ferr. Tetrettëndit ungjall
së duekuni. Hippi mbëqiellt: Rri mbannet diatht Tinëzot Atit pushtueshim. Andeika
meardhun me (23) gjukuem tëgjall, e të duekun. Bessonj mbë Shpiertin Sheint. Mbë Sheinten
Kish Kattolik. Shoqieniin e sheintenet. Tëndëjyemit e mpkattevet. Të ngjallmit mishit.
Jettën epaasosme. Amen Ashtuqioft.
(24) Si embëqish arressye gjithisilli
i Kërshten, saatë mundet duhet përgjithdit me veperuom, mee skuomjetten Kërshtenisht,
Sikaaurdhennom Zottyn. Ndënate kurtë çonesh maapara ban Kryq mball tuethan: Për
Emmenit Atit, e Birit, e Shpiertit Sheint. Amen. O i madhi Zot i verteti potë falinj
zembërn, e Shpiertin tem. Mbassì të vishesh, e të lanjish fetyrën bier mbë ghiunj:
endë paçndonji kryq, ndo Figurë përparasai, ethuoi megjithzembër: Po tefalem,
o Zot i verteti, e po (25) të bindem, e potë due me gjithzembër. Potë falem ndeers
se me kee kriiuom, emekee cpërbleem, emëkebaam tëjem i kërshten: emekeeruoitun këtë
nat preindonji mortie sepaakuitueme. Tyy, o Zot, poti falinj gjithkujtimet emia: epote
luttem tëmeruoish sod, e përgjithhere prei gjith fajesc, e mpcattesc. Ani mbas
andai thuoi: O Atiyn Falemi Mbrii, e Bessonj mbë Tënëzom. Kurtëzaansh fiill mebaam
ndonji pun, ozyr, thuei njekshtù: O Zotti imadh, eiverteti, une poebanj e potafalinj
ketë pun teme, ekëtë mundim tem përndeert tande: epma o Zot beekimntand. (26)
Kurte duosh me ngrënbuk thuoi: O Zotti i mëshëriershim, beekona neve, e keto ndere,
e të mira të tua qi poduom meingrënnun, qi të mbahena gjall metë shërbyem tyy. Për
Emmenit Atit, e Birit, e Shpiertit Sheint. Kurtë çohesh Tryesset perserii thuei.
Pote falem ndeers, o i madhi Zot i pushtueshimi, përgjithkëtë hae e përgjith të
mirat tua: epnae hiirn, e ndihmën tande, qi me tonai të mostë fëjenjim. Per Emmenit
Atit etc. Kurtë vinj ndonji mendekeqe, ndonji tëndim, thirri Tinëzot tuethan:
Për Emmenit Atit, e Birit, e Shpiertit Seint. Amen. O Zottiem i meshëriershimi,
për me (27) mëshëriert tande, për Sheintit Emmenit tand, mosmë leshio doret sote;
të mos te fejinj. Kur të drozembëra, të mostë jesh ndë ndonji fai, thuei mezembër
të penduome: Ban më mëshërier, o Zot, për të madhet mësheriert tande: popendohem
megjith zembër se të kam fëjyem: e po përmettonj maa para me kien dvekun, semaa me
të fëjyem: Se potë due, o Zot, me gjithëzembër përmbiigjith kaffsh. Ndë mengjes,
mies ditt, embramenet kurtë ndienjish se bie kumbona: (ndo ndë mos qioft kumbona mundesh
prei vetje, segjithhere kaa ndies kush tae thot) ndënjiçasthuei: (f. 28) Engjelli
i Tinëzot jufal Zonjës shenë Mbrij: Krishtii u zuu ndëzembërt sai përvërtyt Shpiertit
Sheint. Falemi Mbrii etc. Nje Shërbëtoreia e Tinëzot, mubanft mue, sithot
fiala jotte. Falemi Mbrii etc. E Fiala e Tinëzotubaa nieri, endenj ndërnee.
Falemi Mbrii etc. Kiofsh leuduom Ati, e Biri, e Shpierti Sheint: Si ishte
sëpari, e tash, e përgjithjettët jettes. Amen. Kushnuk di meethan atë urat, letëthoet
nji o Atiyn, e nji Falemi Mbrii: ndo trii Falemi Mbrii. Kurtë veeshmbramnet me
raam, perparase të bijesh, bier mbë giunj, e thuoi: Po (29)të falem, e potëbindem,
o Zotyn i leuduomi, e potë due më gjithzember. Potë falem ndeers pergjith ndere, e
të mira, qi me keebaam, emaateper sod mbëkëtë ditt. E dritma menden tii njoh fajet
e mia: e te pendohem gjith sosh mezembërtë dereit. Mbas andai shtieri ndë mend
gjith kuitimet, e fialët, e tëmbaammet eassai ditt, ani pendou fort me gjithzember
gjithfajesh, tuethan: Banmë mësherier, o Zotiem, përtëmadhet mëshëriert tande:
po pendohem me gjithzembër setëkam fëjyem: e po përmëttonj me bes, e me fee mendihmët
tande me mostë jejyem maa, e meuruoitun gjith asso udhesh (30), e tëndimesh, qimenxitnjën
mbë mpkat. Se potë due përmbii gjithkaffsh. Potë luttem për laudit tand, ruoim këtënat
prei mortiet sëpaa kuituome, e se paa pritme, e prei gjith mpkattesh. Per Emmenit
Atit etc. Mbassi të biesh, ban kryq, ethuoi: Zotti i Shendritat nji i vetmi,
ei vërteti Zotyn, epma ndihmën tande, të dves mir, me nji mort Sheinte. Zonja e beekuome
e vërteta ndimom me gjith Sheintënit Qiells: eruoime gjithsë këqijash ketë natt, e
gjithhere, emaa tepër ndë fiilt morts sime. Amen. Per Emmenit Atit etc. (31) Kur
të thuhet, kioft lëvduom Jesu Krishti, pergjegji: gjithherekioft, ej en nji qind dit
ndiies. Kushtëthuoet: kioft beekuem Zonja ebeekuome, qi ënshtzannun paa mpkat:
kaa 100 viet ndiies. Kush te veen mbas Sheintit Sakrament kur shpihet të semunet:
kaa pes viet ndijes. Ekush nuk mundet me vottun vet, letëthoet nji Atiyn, e nji Falemi
Mbrii: ka 100 ditt ndëjes. Ditt e Diela, e tiera Fest, gjithisilli i Kërshten
maa fort se tiera ditt, duhet me leuduom, e me beekuom Tenezon: e maa fort mejuluttun,
e maa mezell. Prandai gjithtë kërshtenet, kur munden, e kurkan ku, kishn me baam (32)
mir me vottun endembë Vespera: duhet me vottun mbë Predikim, e mee shuem dittën ee
kretme nd’urat, endë vepera të mira: tueu rueitun fajesh, ememos punuem. Prindia
jen dë tuer mei rrittun, e mei mbaitun fëmiin evet ndë tmeert Tinezot, mei mpsuom
me luttun Tënëzotn, qishënsht nevoi, e qish duhet përtuu rëffyem mir, e meu Kunghuem:
e tiera kaffsh, qijen tëneuoishime përtë shelbuom. Jen dëttuer ende mei dërghuem
fëmiin mexan Doktrinën ekërshten te Prifti i Famulliis kurtë jaushpiegonj. Ekishte
me kien mehiie, e fort mir, qi jen than përsipëri tii zaan fëmija për mend, e (33)
tii thon faqe popullit: ashtu qi eata vet tii Diin, e ata qi nuk i kan Diittun, as
ndiem, tii ndienjin, e tii Diin.