Me 1 gusht në Gjakovë u mbajt ‘Dita e mërgimtarëve’ në nivelin dioqezan, organizuar
në Gjakovë nga ipeshkvi i Kosovës. Kisha katolike e Vendlindjes falënderon besimtarët
emigrantë në Evropë për dëshminë e vlerave ungjillore dhe kombëtare e bujarinë vëllazërore.
Në takimin e sotëm tradicional mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit e Palit në Gjakovë,
në mesin e emigranteve, të ardhur në këtë periudhë për pushime, qenë të pranishëm
ipeshkvi i Vendit imzot Dodë Gjergji, gati të gjithë meshtarët e rregulltarët e bashkësive
famullitare kishtare të Kosovës, kryetari i Bashkisë së Gjakovës, dr. Pal Leka, lideri
i AAK-së Ramush Haradinaj e personalitete tjera. Momenti qendror i ‘Ditës së mërgimtarëve’
qe kremtimi i Meshës udhëhequr nga ipeshkvi imzot Gjergji në Kishën e Gjakovës, i
cili mes tjerash gjatë homelisë, me fjalë ungjillore u tha emigrantëve se ‘ju jeni
kripa e tokës, drita e botës’ e, misioni e dëshmia jua kudo që jetoni e veproni, është
vërtetë e rëndësishme për ripohimin e kultivimin e vlerave shpirtërore, njerëzore
e atyre kombëtare. Më tepër mbi këtë ditë të mërgimtarëve flasim me ipeshkvin
katolik të Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, ta dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit.........